Robert De Niro nënshtron ndërhyrje kirurgjikale pas daljes në Studio 54 në New York City

- Advertisement -

Aktori 82-vjeçar ishte prapa skenës në Studio 54 në New York City, gjatë vizitës së tij për shfaqjen në Broadway Edipi, ku bashkëpunoi me Mark Strong dhe Lesley Manville.

Një përfaqësues i aktorit konfirmoi se De Niro i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Fansat u alarmuan nga pamja më e hollë e trupit të tij në daljet publike gjatë muajve të fundit.

- Advertisement -

Kjo vjen disa vite pas dëmtimit të rëndë të këmbës në maj 2021 gjatë xhirimit të filmit Killers of the Flower Moon të Martin Scorsese.

Aktori e përshkroi atë dëmtim si “të tmerrshëm”, por i menaxhueshëm dhe theksoi se kishte ndjekur trajtimin mjekësor të nevojshëm për t’u rikuperuar plotësisht.

- Advertisement -