Edicioni i fundit i Big Brother VIP Kosova po vazhdon të mbajë publikun të ngjitur pas ekranit, jo vetëm për debatet e tensionet që ndodhin brenda shtëpisë, por edhe për situata të papritura që po shpërthejnë në rrjetet sociale. Këtë herë, vëmendjen e ka marrë një incident që lidhet me banoren Benita Zena.
Fansat kanë vënë re një moment të pazakontë: Benita u pa duke mbajtur një letër në dorë me shkrimin “Në dhomë të rrefimit fola 1 debat të fortë shumë”.

Në pamjet që qarkulluan me shpejtësi në rrjet, duket se ky mesazh iu komunikua edhe banorëve të tjerë një veprim që bie ndesh me rregullat e formatit, pasi çdo komunikim nga dhoma e rrëfimit duhet të mbetet i fshehtë.
Ky detaj i vogël ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë në diskutime. Në Twitter dhe platforma të tjera, videoja është bërë virale, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi transparencën e lojës, zbatimin e rregullave dhe besueshmërinë e produksionit. Disa shprehen të shqetësuar, të tjerë e shohin si shkelje të rëndë, ndërsa ka edhe nga ata që mendojnë se situata mund të jetë keqinterpretuar.
Deri tani, as banorët dhe as produksioni nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar për incidentin, por publiku mbetet në pritje dhe vazhdon të analizojë çdo detaj të ri që del nga shtëpia më e famshme në vend.
Me sa duket, Big Brother VIP Kosova nuk po ofron vetëm dramë brenda shtëpisë, por edhe mistere që flakërojnë rrjeti dhe ky i Benitës është vetëm i fundit në një listë të gjatë momentesh që po bëjnë xhiron online.
