Reperi amerikan Poorstacy ndërron jetë pas një incidenti tragjik në Florida: Detajet dhe reagimet

Rapperi amerikan Poorstacy, i njohur si Carlito Milfort Jr., ka humbur jetën pas një incidenti në Boca Raton të Floridës.

Burime të shumta të lidhura me hetimin tregojnë se POORSTACY qëlloi veten të shtunën në mëngjes në një dhomë hoteli në Boca Raton, por fillimisht mbijetoi. Ai u dërgua me urgjencë në një spital lokal, ku ndërroi jetë të hënën, pasi iu hoq aparati i frymëmarrjes.

Policia ende nuk e ka bërë publik shkakun zyrtar të vdekjes, por familja e reperit nuk beson se ka qenë vetëvrasje. Një burim i afërt me familjen i tha TMZ-së se ata po kundërshtojnë idenë se plaga ka qenë e shkaktuar nga vetë ai… dhe dyshojnë se ka pasur ndërhyrje të qëllimshme.


- Advertisement -

Poorstacy u bë i njohur për kombinimin e zhanreve si emo rap, hip hop, punk rock dhe heavy metal dhe bashkëpunoi me artistë të njohur si Travis Barker.

Pas lajmit të trishtë, Barker i bëri homazh mikut të tij në një postim në Instagram.

Në karrierën e tij, Poorstacy arriti sukses edhe në botën e filmit, duke marrë pjesë në produksionin e filmit “Bill & Ted Face the Music”.

- Advertisement -