Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka pasur një moment plot humor, ku protagonist ishte Edi. Gjatë një bisede të zakonshme me banorët, ai u shpreh se kishte nevojë për vitaminë D, duke ngjallur reagime të ndryshme.
Arditi këmbënguli se Edi duhej të merrte “vitaminë D natyrale”, ndërsa Alba mbeti e hutuar dhe nuk po e kuptonte se për çfarë po aludonin djemtë.
“Kam nevojë për vitaminë D”, tha Edi, ndërkohë që situata mori një kthesë akoma më të qesharake kur ai ngriti zërin dhe thirri: “DOLCEEEE”, duke i bërë të gjithë të shpërthejnë në të qeshura.
Momenti u bë menjëherë temë diskutimi mes banorëve, të cilët e interpretuan si një tjetër shaka tipike të Edin brenda shtëpisë.
