Valbona Mhilli nga Big Brother VIP Albania shprehet për Gjestin: ‘Uroj që shumë shpejt të rikthehet me projektet e tij’

- Advertisement -

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Valbona Mhilli, ka biseduar me ndjekësit e saj në Instagram dhe ka folur për këngëtarin Gjestin.

Fansat shpresojnë për rikthimin e tij artistik pas periudhës së vështirë të humbjes së vëllait në një aksident tragjik në Pejë.

Një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt nëse ka pasur kontakt me të dhe si është gjendja e tij aktuale. Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive, duke thënë:

- Advertisement -

“Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”

Kjo përgjigje ka ngjallur menjëherë reagime dhe interes tek fansat, pasi GJesti i ishte shmangur vëmendjes mediatike muajt e fundit. Pak kohë më parë, ai u përball me një humbje të rëndë familjare, pas një aksidenti tragjik në Pejë ku vëllai i tij i vetëm humbi jetën. Që nga ajo ditë, artisti është tërhequr nga rrjetet sociale dhe nuk ka bërë paraqitje publike.

Deklarata e Valbonës po shihet nga fansat si një shenjë pozitive, një sinjal se GJesti mund të jetë duke u rikuperuar emocionalisht dhe ndoshta po përgatit rikthimin e tij artistik.

Publiku vazhdon ta mbështesë dhe shpreson që ai të kthehet së shpejti me projekte të reja muzikore.

- Advertisement -