Shpat Kasapi papritur u nda nga jeta, pas një sulmi kardiak, duke lënë pas një boshllëk të pashlyeshëm. Ai ishte jo vetëm një partner i dashur, por edhe një baba i përkushtuar për Roelin, fëmijën e tyre të vogël. Lidhja e tyre ishte e veçantë — çdo moment i përbashkët, çdo buzëqeshje, çdo ëndërr e ndanin së bashku me dashuri dhe përkujdesje.
Gruaja e tij, e cila e përjetoi humbjen më të madhe të jetës së saj, ndau një mesazh prekës në Instagram: një përzierje dhimbjeje, mallit dhe dashurie të pafundme. Ajo e përshkruan Shpatin si jetën e saj, si krahun që e mbante në kohët më të vështira, dhe tani, papritur, boshllëku është i pashmangshëm.Ne intragram story ajo shprehet:

Edhe pse Shpati nuk është më fizikisht pranë tyre, kujtimi dhe dashuria e tij do të mbeten të përjetshme, duke jetuar në zemrat e atyre që e deshën dhe veçanërisht në Roelin, që mban gjurmët e babait të tij në çdo hap të tij.
