Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë disa imazhe në Instagram, ku shfaqet në rrugët e Orlandos, Florida, duke marrë vëmendje me stilin dhe paraqitjen e saj.
Beatrix ka zgjedhur një fustan të zi transparent, të kombinuar me çizme të gjata, duke krijuar një dukje atraktive dhe mjaft elegante.
Fotografitë janë pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë kursyer komentet dhe emoji-t plot admirim për këngëtaren.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




