Më shumë se 3.000 motoçiklistë janë mbledhur në një marshim solidariteti për Gazën në Stamboll të Turqisë, duke mbajtur flamuj turq dhe palestinezë.
Kjo ngjarje shënoi një mesazh të fortë mbështetjeje për popullin palestinez.
Motoçiklistët u organizuan në një kolonë të gjatë që kaloi përmes rrugëve të Stambollit dhe Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut, një nga urat më të njohura që lidh pjesën evropiane të qytetit me atë aziatike.
Qëllimi i këtij organizimi ishte rritja e ndërgjegjësimit për situatën në Rripin e Gazës dhe tërheqja e vëmendjes së opinionit publik ndaj vuajtjeve të popullsisë palestineze.
Pjesëmarrësit shprehën solidaritetin e tyre dhe përcollën një mesazh të rëndësishëm për nevojën e ndihmës humanitare për civilët e prekur nga konflikti.
Për më tepër, pesë nga motoçiklistët kanë njoftuar se planifikojnë të realizojnë një udhëtim nga Stambolli drejt Gazës, duke kaluar përmes Sirisë dhe Jordanisë.




