temp image 1166 temp image 1166 scaled

Reagimi i Kryeministrit Kurti pas barazimit me Izraelin: Një mesazh për Dardanët

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur reagimin e tij pas barazimit 0-0 të Kombëtares sonë me Izraelin. “Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola, duke luajtur me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të mesfushorit Veldin Hoxha.

Kurti ka postuar në rrjetin social “Facebook”, ku theksoi se nëse do të ishte shmangur ai karton, Kosova do të kishte mundur të fitonte pikët e plota.

Ai shkroi: “Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Izraelit.

Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutën 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa.

Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës!”

- Advertisement -