temp image 427 temp image 427 scaled

Akil Gjakova Fiton Medaljen e Bronztë në Grand Prix të Xhudos në Zagreb

- Advertisement -

Akil Gjakova ka shkëlqyer në Grand Prix të xhudos në Zagreb, duke siguruar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti kosovar e përfundoi garën me një paraqitje mbresëlënëse, ndërsa medaljen e fitoi të shtunën mbrëma pas një hedhjeje spektakolare për fitore me Ippon ndaj Anton Shualieievit, që përfaqëson Spanjën.

Kjo medalje është shumë e rëndësishme për Gjakovën, i cili po rikthehet në nivelin më të lartë të xhudos botërore.

Përveç medaljes, ai ka grumbulluar edhe 350 pikë të vlefshme në ranglistën botërore.

Akili pati një ditë të gjatë dhe intensive në Zagreb, duke regjistruar katër fitore radhazi para se të ndalej në gjysmëfinale.

Fillimisht, ai mposhti rumunin Lucian Dumitrescu, për të vazhduar më tej me fitore ndaj ukrainasit Serhii Nebotov.

Në luftën e tretë, ishte më i mirë se Karim Abdulaev i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa në çerekfinale e kaloi francezin Nathan Cadignan.

Megjithatë, në gjysmëfinale Gjakova pësoi humbje nga Giorgi Loladze i Gjeorgjisë, duke kaluar më pas në luftën për medaljen e bronztë, ku triumfoi bindshëm ndaj Shualieievit.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë garoi edhe Dardan Cena, por ai u eliminua që në xhiron e parë, pasi u mposht nga Daniyar Shamshayev i Kazakistanit.

- Advertisement -