temp image 423 temp image 423 scaled

DJ Khaled Zbulon Transformimin e Tij: Humb 40 Kilogramë dhe Ndryshon Jetën

- Advertisement -

Producenti amerikan i muzikës, DJ Khaled, ka zbuluar se gjatë vitit të kaluar ka humbur rreth 40 kilogramë, një vendim që e mori pasi përjetoi vështirësi të ngrihej në këmbë gjatë një performance.

Ai tregoi për revistën People se përpara se të fillonte ta merrte seriozisht shëndetin e tij, peshonte midis 134 dhe 136 kilogramë.

Pika e kthesës erdhi në tetor të vitit të kaluar, gjatë një koncerti. “Ka një pjesë të performancës sime ku gjunjëzohem dhe them faleminderit, tregoj mirënjohjen time”, tha Khaled.

Ai shtoi se pas asaj momenti, kishte vështirësi të ngrihej lehtë në këmbë dhe miqtë e tij e vërejtën se po merrte frymë me vështirësi.

Më parë, Khaled kishte bërë ushtrime fizike dhe përpiqej të ushqehej më shëndetshëm, por ndiente se kishte nevojë për ndihmë më të madhe.

Pas konsultimeve me një mjek, ai nisi të përdorte Wegovy, një ilaç për humbje peshe nga grupi GLP-1, të cilit ia atribuon 34 kilogramët që humbi vitin e kaluar.

Ai e quajti planin e tij “Ecje, Golf dhe Wegovy”.

Khaled luan golf deri në gjashtë herë në javë, mbulon të 18 vrimat në këmbë në vend që të përdorë karrocë dhe bën më shumë se 10,000 hapa në ditë. “Jam shumë më i shëndetshëm.

Kam më shumë energji.

Jam më i motivuar për gjithçka”, tha Khaled.

Ai theksoi se pika e kthesës ndodhi në tetor të vitit të kaluar, gjatë një koncerti.

Mjeku i tij i kishte thënë më parë që ishte i shëndetshëm, pavarësisht peshës së tij, por tani thotë se duhet të studiohet më thellë për të parë se sa i shëndetshëm është.

Khaled përmendi djemtë e tij si motivimin kryesor për këtë ndryshim. “Ne jetojmë për fëmijët tanë dhe fëmijët tanë na bëjnë të jetojmë”, tha ai.

Qëllimi i tij, sipas tij, është të ulë peshën deri në 91 kilogramë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -