temp image 401 temp image 401 scaled

Dion Kacuri: Zgjedhja për Kosovën ishte një vendim i zemrës

- Advertisement -

Mesfushori Dion Kacuri ka shpjeguar se e ndoqi zemrën për ta zgjedhur Kosovën, duke sqaruar se vendimi i tij nuk ishte në dëm të Zvicrës.

Kacuri, një nga talentet e rinj të Kosovës, debutoi si titullar në barazimin pa gola me Izraelin këtë vjeshtë.

Në një podcast të gjatë për “Story Times”, ai tregoi për karrierën e tij dhe për vendimin më të rëndësishëm, atë për të përfaqësuar Kosovën. “Mendoj se shumica e njerëzve e kanë keqkuptuar paksa.

Kurrë nuk vendosa kundër Zvicrës, kam shumë mirënjohësi.

Kam qenë në të gjitha grupmoshat dhe e di se çfarë do të thotë të luash për Zvicrën. Është nder i madh të përfaqësosh vendin tënd”, tha Kacuri.

Ai tregoi se si, pas thirrjes nga trajneri Franco Foda, mendoi gjatë për këtë vendim. “Nuk ishte vendim i shpejtë, por sa herë që mendohesha, ndjenjat më thoshin të shkoja te Kosova.

Kam shumë familjarë aty, prindërit e mi janë lindur dhe rritur atje.

Unë shkoj çdo vit në Kosovë, prandaj doja ta merrja këtë vendim”, shpjegoi ai.

Kacuri lavdëroi kualitetin e skuadrës kosovare dhe shprehu besimin se mund të arrihen rezultate të larta. “Nuk vendosa kurrë kundër Zvicrës, por thjesht në favor të Kosovës.

Kosova tani ka një skuadër të madhe.

Mënyra si luajtëm ndaj Austrisë, ndonëse loja e dytë nuk ishte e mirë, tregon se kualiteti që kemi është wow.

Lojtarë si Fisnik Asllani, Avdullahu dhe Hajdari, gjithmonë e bëjnë skuadrën më të fortë”, shtoi ai. “Ishte një eksperiencë e shkëlqyer.

Shpresoj se do të luaj më shumë në të ardhmen”, përfundoi Kacuri.

- Advertisement -