temp image 1034 temp image 1034 scaled

Mauricio Pochettino emërohet trajner i ri i Manchester United

- Advertisement -

Mauricio Pochettino është shumë afër fillimit të një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi ka nënshkruar kontratën për t’u bërë trajneri i ri i Manchester United.

Trajneri argjentinas ka arritur marrëveshjen përfundimtare me klubin anglez, ndërsa dokumentet e kontratës tashmë janë dërguar dhe nënshkruar nga të dyja palët.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili raporton se Manchester United pritet ta bëjë zyrtar emërimin e Pochettinos gjatë këtij fundjave.

Sipas raportimit, Pochettino do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë, e cila do ta mbajë në Old Trafford deri në verën e vitit 2029.

Marrëveshja përfshin gjithashtu kompensimin financiar që Manchester United duhet t’i paguajë Federatës Amerikane të Futbollit për ta liruar trajnerin nga kontrata me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, argjentinasi nuk do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës angleze.

Ai do të qëndrojë fillimisht me Kombëtaren e SHBA-së, me të cilën do t’i zhvillojë edhe dy ndeshjet e radhës ndaj Haitit, të planifikuara për të shtunën dhe të martën.

Pas përfundimit të këtyre angazhimeve, Pochettino pritet të udhëtojë drejt Mançesterit javën e ardhshme, ku do të nisë zyrtarisht punën me skuadrën e re.

Ai do të zëvendësojë Michael Carrickun, i cili u shkarkua të enjten pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit.

Manchester United ndodhet në pozitën e 18-të në Ligën Premier, me vetëm një fitore në 10 ndeshjet e para kampionale.

- Advertisement -