Ernest Muçi ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Shqipërisë ndaj Finlandës, duke shënuar një eurogol në triumfin 2-0 të kuqezinjve.
Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar ndau mendimet e tij për paraqitjen, golin dhe momentin që po kalon me Kombëtaren.
Në prononcimet e tij, Muçi u shpreh i lumtur që po arrin të tregojë cilësitë e tij, duke e cilësuar realizimin ndaj finlandezëve si një nga golat më të bukur të karrierës. “Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën.
Shpresoj që t’ia arrij një ditë të transferohem në njërën prej pesë ligave më të forta në botë. Është një nga golat më të bukur në karrierë.
Portieri po priste shumë goditje, më erdhi topi mirë, e godita dhe jam i lumtur”, deklaroi Muçi.
Ai gjithashtu foli për gjendjen e tij fizike, pasi kishte pësuar një ndërhyrje të ashpër gjatë ndeshjes. “Këmbën tani e kam mirë, por nesër do ta shikoj më mirë.
Ishte ndërhyrje shumë e keqe.
Ndihem çdo ndeshje edhe më mirë me shokët e ekipit.
Ndeshje pas ndeshjeje po përshtatem edhe unë më mirë me grupin. Është ndjenjë shumë e mirë të jem pjesë e këtij grupi”, shtoi ai.
Muçi theksoi se është shumë i motivuar për të vazhduar të japë kontribut për Shqipërinë, ndërsa me humor foli edhe për Mohamed Salah, bashkëlojtarin e tij te Liverpool.




