Një moment emocional ka ndodhur në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova 5’, ku Kledja nuk ka arritur t’i mbajë lotët teksa ka folur për sjelljen e banorit tjetër, Nichi, ndaj saj.
Gjatë një bisede me këngëtaren Nora Tushi, ajo ka shprehur shqetësimin për faktin se Nichi e ndjek vazhdimisht, duke e bërë që ajo të ndihet jo rehat. “’S’ndihem mirë, më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas, kaq… Nuk ndihem okej, s’kam çfarë të bëj, të rri këtu, të dal jashtë…’”, ka thënë Kledja mes lotësh.
Ajo theksoi se nuk e konsideron të pranueshme që dikush të qëndrojë pranë një personi, edhe pasi ky i fundit ka kërkuar shprehimisht të mbajë distancë. “’Nuk është normale kur një person të thotë mos më rri kaq afër, ti të vazhdosh ta bësh’”, ka deklaruar ajo.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




