temp image 973 temp image 973 scaled

Lavrov: Serbia duhet të vazhdojë partneritetin strategjik me Rusinë

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka kërkuar nga qeveria e re e Serbisë që të garantojë vazhdimësinë e partneritetit strategjik me Moskën, duke konfirmuar se janë duke u zhvilluar bisedime për furnizimin e ardhshëm me gaz dhe për një kontratë të re afatgjatë.

Lavrov i bëri këto komente gjatë një takimi në Moskë me Aleksandar Vulinin, kryetar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë shtetërore serbe “Srbijagas”, më 11 nëntor 2026. “Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj të gjitha marrëveshjeve tona, të kaluara dhe të tanishme.

Shpresojmë që edhe qeveria e re të sigurojë vazhdimësinë e partneritetit strategjik të Serbisë me Federatën Ruse”, deklaroi Lavrov, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme ruse.

Kryediplomati rus theksoi se negociatat për furnizimet e ardhshme me gaz dhe për një marrëveshje të re afatgjatë janë në proces.

Ai gjithashtu përmendi vizitën në Moskë të drejtorit të përgjithshëm të “Srbijagas”, Dushan Bajatoviq.

Gjatë këtij takimi, Lavrovi e vlerësoi Vulinin si një nga figurat kryesore politike të Serbisë dhe e përshëndeti angazhimin e tij në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në anën tjetër, Vulin është shquar si një nga zërat më të fortë që mbështesin ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve të Serbisë me Rusinë.

Vulini: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë Gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin, në Vladivostok në shtator të vitit 2024, Vulin kishte deklaruar se Serbia, nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiqit, nuk do të bëhej anëtare e NATO-s, nuk do t’i vendoste sanksione Rusisë dhe nuk do të lejonte që territori i saj të përdorej për aktivitete kundër Moskës.

Ai e kishte cilësuar Rusinë si aleate dhe partner strategjik të Serbisë, duke falënderuar Moskën për mbështetje në lidhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, si dhe për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Edhe gjatë vizitës në Moskë në gusht të vitit 2024, ku u takua me Lavrovin, Vulin kishte shprehur krenarinë që Serbia nuk ishte pjesë e asaj që ai e quajti “histeri anti-ruse” dhe se Beogradi nuk kishte vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse.

Në atë takim, dy zyrtarët diskutuam edhe për mundësitë e thellimit të partneritetit strategjik, duke përfshirë bashkëpunimin me organizatën BRICS.

Në prill të vitit 2025, gjatë një forumi ekonomik në Moskë, Vulin kishte shkuar edhe më tej në mbrojtje të qëndrimit të Serbisë ndaj Rusisë.

Ai kishte pretenduar se, po t’i kishte vendosur Serbia sanksione Moskës, vendi nuk do të kishte pasur atë që e quajti “revolucion me ngjyra”.

Sipas tij, Serbia dhe Rusia historikisht kanë qenë në të njëjtën anë.

Qëndrimet e Vulinit ndaj Rusisë janë shfaqur gjithashtu në deklaratat e tij për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.

- Advertisement -