Crystal Palace ka shkarkuar trajnerin Pierre Sage pas vetëm pesë muajsh në krye të ekipit, me klubin që ndodhet në vendin e fundit të Ligës Premier.
Sot (e enjte) gjatë ditës, Manchester United njoftoi shkarkimin e Michael Carrick nga detyra, por trajneri anglez nuk është i vetmi që humbi vendin e punës gjatë ditës së sotme.
Humbja 3-1 e së dielës ndaj Liverpoolit ishte humbja e katërt radhazi e Crystal Palace në ligë, duke bërë që edhe klubi londinez ta shkarkoj Sagen. “Klubi i Futbollit Crystal Palace mund të konfirmojë se Pierre Sage ka lënë rolin e tij si trajner.
Klubi dëshiron të shprehë zyrtarisht falënderimet e tij për Pierre dhe stafin e tij për përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre në Londrën Jugore dhe u uron atyre gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, “Shqiponjat” kanë fituar vetëm dy nga 10 ndeshjet e tyre të para dhe kanë pësuar 24 gola, më shumë në kampionat.
Palace është gjithashtu i 21-ti në tabelën me 36 ekipe në Ligën e Evropës, me vetëm një fitore nga katër ndeshje.




