Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nëse organizohet një samit i NATO-s, ai do të mbahet në Tiranë.
Gjatë një komunikimi me mediet, teksa mbërrinte në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, Rama u përgjigj në lidhje me diskutimet e fundit për zhvillimin e Samitit të NATO-s. “Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e Samitit të NATO-s.
Nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurt jo në vitin 2027, në vitin 2028.
Nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe nuk ka asnjë dyshim.
Gjithçka thuhet rreth saj janë të gjitha gjepura”, u shpreh Rama.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




