Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka shprehur shqetësim lidhur me ndarjen e buxhetit për arsimin nga Ministria e Arsimit.
Ai ka theksuar se këtë vit komunave u janë ndaluar 24 milionë euro nga granti për arsim.
Ibrahimi ka nënvizuar se si rezultat i kësaj, mbi 3 mijë punëtorë arsimorë do të duhet të paguhen nga buxhetet komunale.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se edhe vitin e ardhshëm komunat do të përballen me një barrë financiare të rëndë. “Ministria e Arsimit, këtë vit, komunave ua ka ndalë 24 milionë euro nga granti për arsim.
Mbi 3 mijë punëtorë arsimorë është dashur të paguhen nga buxhetet komunale.
Vitin e ardhshëm, janë – 8 milionë e diçka për punëtorët arsimorë”, tha Ibrahimi në RTV21.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




