Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbretërojë mot i vranët me disa intervale me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të variojnë nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.
Më poshtë, ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




