Kosova ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin me Luksemburgun në fushat e restaurimit të lumenjve, mbrojtjes së biodiversitetit dhe rigjenerimit urban.
Në këtë kontekst, ministrja Fitore Pacolli pati një takim bilateral me Andrew Ferrone, shef i Delegacionit të Luksemburgut, gjatë konferencës COP31.
Pacolli njoftoi se gjatë këtij takimi është konfirmuar mbështetje financiare për projektet mjedisore në Kosovë, të cilat do të realizohen në kuadër të Strategjisë Ndërkombëtare të Luksemburgut për Klimën 2026–2030.
Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga LuxDev dhe theksoi se ky bashkëpunim do të përfshijë edhe mbështetje për Vizionin Hapësinor të Kosovës 2050 dhe Planin Hapësinor.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




