temp image 320 temp image 320 scaled

Trepça Pësuan Humbje në Greqi përballë Promitheas

- Advertisement -

Trepça nuk arriti të sigurojë një rezultat pozitiv në udhëtimin e saj në Greqi, duke u mposhtur nga Promitheas me rezultat 81-71, në kuadër të FIBA Europe Cup.

Skuadra nga Mitrovica e nisi këtë përballje me vështirësi, duke humbur çerekun e parë me 17-9, çka i dha vendasve një epërsi të menjëhershme në fillim të takimit.

Megjithatë, Trepça reagoi në periudhën e dytë, të cilën e fitoi 22-20, ndërsa çereku i tretë përfundoi me rezultat të barabartë 16-16.

Shpresat për një rikthim ishin të pranishme, por Promitheas u tregua më i fortë në periudhën vendimtare.

Skuadra greke e fitoi çerekun e fundit me 28-24, duke siguruar kështu triumfin me rezultatin përfundimtar 81-71.

Te Trepça, më efikasi ishte Shawn Jones me 15 pikë, ndërsa Drew Thelwell kontribuoi me 12 pikë.

Në anën tjetër, New Williams ishte basketbollisti më i dalluar i vendasve, duke e përfunduar ndeshjen me 21 pikë.

Kjo humbje e vështirëson rrugëtimin e Trepçës drejt fazës së ardhshme të garës, me mitrovicasit që aktualisht kanë një bilanc prej tri fitoreve dhe tri humbjeve, duke u renditur në pozitën e tretë në grup.

- Advertisement -