Malo Gusto po e shqyrton mundësinë e largimit nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka humbur vendin e titullarit dhe roli i tij në skuadrën londineze është zvogëluar ndjeshëm.
Mbrojtësi 23-vjeçar nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje të Ligës Premier për më shumë se dy muaj, ndërsa Josh Acheampong po fiton gjithnjë e më shumë besimin e stafit teknik në pozitën e mbrojtësit të djathtë, pavarësisht mungesës së Reece James për shkak të lëndimit.
Sipas raportimeve, Chelsea ishte e gatshme ta shiste Guston edhe gjatë afatit kalimtar të verës, duke vendosur një çmim prej rreth 85 milionë euro për kartonin e tij.
Në mesin e klubeve të interesuara ishte edhe Manchester City, i cili tashmë drejtohet nga ish-trajneri i Chelseat, Enzo Maresca.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse kampioni anglez vazhdon ta ketë francezin në listën e objektivave.
Gusto iu bashkua Chelseat në vitin 2023 nga Lyoni për 26.3 milionë euro dhe ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2030.
Së fundmi, ai regjistroi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e skuadrës angleze.




