Dy raketa lundruese të tipit S8000 Banderol, të lëshuara nga dronë, kanë hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë sulmeve masive ruse ndaj Ukrainës.
Këtë e ka bërë të ditur Sistemi Kombëtar i Integruar i Monitorimit të Moldavisë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka publikuar detajet e incidentit.
Sipas autoriteteve moldave, raketa e parë kaloi kufirin shtetëror në orën 06:04, duke u nisur nga fshati Yasky, në rajonin e Odesës në Ukrainë, drejt fshatit Tudora, në distriktin Ștefan Vodă të Moldavisë.




