Një ushtar i ushtrisë amerikane është arrestuar në Britaninë e Madhe, nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë, kanë bërë të ditur autoritetet britanike kundër terrorizmit.
Ushtari, 41-vjeçar dhe me gradë të lartë, u arrestua të martën në afërsi të Gloucesterit.
Sipas Policisë Kundër Terrorizmit në Londër, arrestimi u krye në bazë të neneve 1 dhe 3 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023.
Neni i parë lidhet me marrjen ose zbulimin e informacioneve të mbrojtura, ndërsa neni i tretë me ndihmën ndaj një shërbimi të huaj të inteligjencës.




