Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku banorja Behare Maksutaj është detyruar të largohet nga gara për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë shtëpisë.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram, ku është konfirmuar largimi i saj i papritur. “Një situatë e jashtzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment”, thuhet në njoftimin e publikuar nga produksioni.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat që çuan në këtë vendim, ndërsa mbetet e paqartë nëse largimi i saj është përfundimtar apo i përkohshëm.
Ndërkohë, produksioni ka njoftuar edhe një tjetër ndryshim në rrjedhën e lojës, duke bërë të ditur se televotimi i kësaj jave do të anulohet për shkak të largimit vullnetar të Behares nga shtëpia.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




