temp image 824 temp image 824 scaled

Duka: Nuk Kam Problem me Lojtarët që Zgjidhin Kosovën, Por do të Ishe më i Lumtur për Shqipërinë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, shprehet se nuk ka asnjë problem nëse lojtarët shqiptarë zgjedhin të luajnë për Kosovën, por do të ndjehej më i lumtur nëse ata do të zgjidhnin Shqipërinë.

Këto javët e fundit, janë raportuar disa tensione mes dy federatave, si pasojë e ‘përplasjeve’ për lojtarët shqiptarë në diasporë, sidomos në rastin e Enis Rexhepit, i cili pranoi ftesën nga Kosova pas një periudhe me Shqipërinë.

Kosova dhe Shqipëria gjithashtu po garojnë për Lutfi Dalipin e Vaduzit.

Megjithatë, Duka thekson se marrëdhëniet mes dy Federatave janë të shkëlqyera dhe se nuk e pengon kur lojtarët zgjedhin të luajnë për ‘Dardanët’.

Ai shprehet: “Kemi lluksin që të kemi në dispozicion të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht se ku luajnë, në Kosovë, Maqedoni të Veriut apo edhe në vendet përreth.” Duka përmendi gjithashtu se në vitin 2015, ata lobuan për Kosovën, pavarësisht paralajmërimeve se mund të rrezikonin në aspektin sportiv. “Do ta bëja sërish sepse fëmijët e Kosovës duhet të kenë të drejtën për të pasur dhe luajtur për përfaqësuesen e tyre.

Jam i lumtur që i kam mbështetur”, tha ai. “Nuk kam absolutisht asnjë problem me lojtarët që zgjedhin Kosovën, edhe pse do të isha i lumtur nëse zgjedhin Shqipërinë,” përfundoi ai në një intervistë për “TV Klan”.

- Advertisement -