temp image 297 temp image 297 scaled

Olimpia Smajlaj Dedikon Performancën e Saj për Arlinda Zekajn në Festivalin “Akordet e Kosovës”

- Advertisement -

Këngëtarja Olimpia Smajlaj, e cila këtë vit mori pjesë në Festivalin “Akordet e Kosovës” me këngën “Amanet”, ka ndarë përvojën e saj pas performancës, ku e dedikoi atë për të ndjerën Arlinda Zekaj.

Pas përfundimit të interpretimit, artistja iu drejtua publikut me thirrjen e fortë: “Drejtësi për Arlinda Zekajn”.

Megjithatë, ky veprim nuk është pritur mirë nga organizatorët e festivalit, të cilët, sipas Smajlaj, i kanë bërë vërejtje duke i thënë se nuk ishte në kompetencën e saj të fliste për këtë temë.

Në një reagim të saj, Smajlaj shpjegoi se kënga “Amanet” ishte konceptuar si një homazh për gratë e shquara shqiptare, dhe se e ndjeu si një detyrim moral ta kushtonte këtë interpretim Arlinda Zekajt. “Kënga “Amanet” lindi si një homazh për gratë e shquara shqiptare.

Natën e parë të festivalit, në fund të interpretimit, e ndjeva thellësisht si detyrim moral dhe artistik t’ia kushtoja këngën Arlinda Zekajt, një gruaje që për mua meriton të quhet heroinë.

Amaneti im atë natë ishte drejtësia për të dhe ngritja e zërit kundër femicidit”, theksoi këngëtarja. “Pas performancës, drejtues të festivalit më tërhoqën vëmendjen, duke më thënë se nuk më takonte mua të flisja për këtë çështje.

Më trajtuan sikur të isha një fëmijë i papërgjegjshëm që nuk e kupton peshën e fjalëve të veta”, shtoi Smajlaj.

Ajo gjithashtu deklaroi se performanca fillimisht ishte hequr nga Instagrami dhe më vonë u ripublikua pa mesazhin e saj përfundimtar.

Sipas saj, edhe në materialin e publikuar në YouTube, kjo pjesë ishte larguar.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -