Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Nichi, ka shprehur pëlqimin e tij ndaj Kledjës, por duket se ajo nuk ndan të njëjtat ndjenja.
Gjatë një bisede me Bejtën, ku po flisnin për Nichin, Kledja u shpreh se ai ende nuk e kupton që ajo nuk është e interesuar për të. “Domethënë ai nuk e ka kuptuar që nuk më pëlqen”, tha Kledja.
Ndërkohë, Bejta reagoi duke i thënë se Nichi e ka kuptuar këtë gjë, por nuk dëshiron të dorëzohet. “Po e ka kuptuar, por nuk do të dorëzohet”, iu përgjigj Bejta.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




