Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka, ka pritur në takim regjisoren Blerta Basholli dhe producentin Valon Bajgora, pjesë e ekipit realizues të filmit “DUA”.
Ky film është propozimi zyrtar i Kosovës në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” për çmimet Oscar.
Reka e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur kënaqësinë e tij për pritjen e artistëve kosovarë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




