temp image 287 temp image 287 scaled

Thomas Markle Ndalon në Florida për Shkelje të Kushtit të Lirimit

- Advertisement -

Thomas Markle, babai i Meghan, Dukeshës së Sussex-it, është ndaluar në Florida, pasi dyshohet se ka hequr pajisjen elektronike të monitorimit që mbante në kyçin e këmbës, bëjnë të ditur zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë në Los Angeles.

Markle është paraqitur para një gjyqtari federal në Tampa, pasi dyshohet se e ka hequr pajisjen e monitorimit në orën 01:45 sipas kohës lokale (06:45 GMT), ka bërë të ditur për BBC-në një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

Gjyqtari ka urdhëruar që ai të mbahet në paraburgim pa mundësi lirimi me kusht dhe, sipas zëdhënësit, aktualisht ndodhet në mbajtje federale.

Markle, i cili më herët ka mohuar se ka poseduar imazhe të abuzimit seksual me fëmijë, u arrestua në Florida javën e kaluar dhe u vendos në arrest shtëpiak.

Gjithashtu, atij iu kërkua të mbante një pajisje elektronike për monitorimin e vendndodhjes.

BBC ka kontaktuar përfaqësuesit e Markle për të marrë një reagim lidhur me rastin. “Masat e lirimit janë urdhra gjykate, jo sugjerime.

Ne po i kërkojmë gjykatës që t’ia revokojë lirimin dhe ta mbajë në paraburgim deri në fillimin e gjyqit.

Do të vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje penalisht me gjithë forcën e ligjit,” shkroi të martën në platformën X, Bill Essayli, prokurori federal për Kaliforninë Qendrore.

Markle u arrestua fillimisht javën e kaluar, pasi FBI-ja, duke zbatuar urdhërkontrolle, bastisi disa hapësira magazinimi në Los Angeles, të regjistruara në emrin e tij.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, ai i kishte marrë këto hapësira me qira që nga viti 2008, ndërsa pagesa e fundit për to ishte kryer në tetor të këtij viti.

Gjatë kontrollit, agjentët e FBI-së sekuestruan rreth 78 materiale, përfshirë negativë filmikë, diapozitiva dhe libra, të cilat, sipas autoriteteve, dyshohet se përmbanin materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -