temp image 811 temp image 811

Ngushëllime për Aksidentin Tragic në Giza të Egjiptit

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor në Giza të Egjiptit.

Në një reagim në rrjetin social X, Konjufca i ka shprehur ngushëllime ministrit të Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, dhe popullit të Egjiptit.

Ai ka thënë se mendimet e tij janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë. “Populli i Kosovës qëndron pranë Egjiptit”, ka shkruar Konjufca.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -