Drejtuesit e Milanit janë duke përgatitur një strategji për të forcuar skuadrën në merkaton e janarit, me synimin për të sjellë tri përforcime në pozita të caktuara.
Sipas gazetarit të njohur të Serie A, Nicolo Schira, Milani ka vendosur të bëjë tre nënshkrime gjatë këtij afati kalimtar.
Rossonerët kanë në plan të sjellin një sulmues të ri, një mbrojtës të djathtë dhe një qendërmbrojtës.
Drejtori ekzekutiv i Milanit, Gerry Cardinale, ka konfirmuar se do të ketë më shumë përforcime këtë dimër, pas injektimit të një kapitali të konsiderueshëm.
Markus Krosche, i cili pritet të marrë postin e Drejtorit të ri të Futbollit të Milanit nga janari, do të mbikëqyrë opsionet kryesore të transferimeve.




