temp image 786 temp image 786 scaled

Planifikimet e Juventusit për Afatin Kalimtar të Janarit

- Advertisement -

Juventusi ka në plan të bëjë tri transferime gjatë afatit kalimtar të janarit, në përpjekje për ta forcuar skuadrën pas një fillimi të paqëndrueshëm këtë sezon.

Sipas Gazzetta dello Sport, “Zonja e Vjetër”, e cila momentalisht renditet e shtata në tabelën e Serie A, e ka vendosur kualifikimin në Ligën e Kampionëve si objektivin kryesor.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka si synim transferimin e një sulmuesi, një mesfushori dhe një mbrojtësi të majtë.

Për pozitën e qendërsulmuesit, Juventusi po shqyrton disa emra, përfshirë Alexander Sorlothin nga Atletico Madrid, Folarin Balogunin nga Monaco dhe Mateo Reteguin nga Al Qadsiah.

Ndërkohë, “Bianconerët” vazhdojnë të monitorojnë mesfushorin e Marseille, Pierre-Emile Hojbjerg, i cili mund të jetë i disponueshëm për një çmim të arsyeshëm gjatë janarit.

Pozita e mbrojtësit të majtë duket se është një prioritet për klubin italian, me alternativa si Rayan Ait-Nouri nga Manchester City, Nicolas Tagliafico nga Lyon dhe Maxi Araujo nga Sporting Lisbon.

- Advertisement -