temp image 249 temp image 249 scaled

Hetimi mbi incidentin ajror në Los Angeles: Avionët për pak sa u përplasën

- Advertisement -

Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim pasi dy avionë u afruan për pak sa të përplasen në ajër, vetëm pak pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angelesit (LAX), gjatë fundjavës.

Incidenti ndodhi të shtunën, rreth orës 00:20, kur, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), fluturimi 28 i Air France bëri një “kthesë të paautorizuar” pas ngritjes nga aeroporti.

- Advertisement -