temp image 244 temp image 244 scaled

Manchester United në krizë: Michael Carrick pranë shkarkimit

- Advertisement -

Manchester United është shumë pranë shkarkimit të trajnerit Michael Carrick, pas rezultateve të dobëta që e kanë dërguar skuadrën në zonën e rënies nga Liga Premier.

Sipas mediumit britanik “The Athletic”, drejtuesit e klubit kanë filluar të shqyrtojnë kandidatët për pasuesin e tij, ndërsa vendimi pritet të merret para ndeshjes me Liverpoolin, që zhvillohet më 22 nëntor në “Anfield”.

Në mesin e emrave që përmenden për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” janë Mauricio Pochettino, aktualisht përzgjedhës i SHBA-së, Eddie Howe, ish-trajner i Newcastle Unitedit, dhe Julian Nagelsmann, përzgjedhës i Gjermanisë.

Carrick është nën presion prej disa javësh.

Pas humbjes 3-0 nga Bournemouthi, drejtuesit vendosën t’i japin edhe tri ndeshje kohë, por gjatë kësaj periudhe Unitedi regjistroi vetëm një fitore, ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, si dhe barazimin 4-4 me Aston Villën.

I emëruar trajner i përhershëm në maj, Carrick kishte përfunduar sezonin e kaluar në vendin e tretë, pasi grumbulloi 39 pikë në 17 ndeshje.

Megjithatë, këtë edicion skuadra ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e para në Ligën Premier dhe është eliminuar nga Kupa e Ligës prej Brightonit.

- Advertisement -