temp image 731 temp image 731 scaled

Mungesat e Izraelit para ndeshjes me Kosovën në Ligën e Kombeve

- Advertisement -

Izraeli do të përballet me dy mungesa të rëndësishme në ndeshjet e fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve, fillimisht duke u përballur me Kosovën dhe më pas me Austrinë.

Një nga lojtarët që nuk do të jetë në dispozicion për trajnerin Ben Shimon është talenti i Barcelonës, Orian Goren. 17-vjeçari është liruar nga grumbullimi për shkak të problemeve me muskujt e barkut, sipas raportimeve nga mediat izraelite.

Goren ishte përfshirë në listën e lojtarëve të publikuar nga Ben Shimon për këto dy ndeshje dhe së fundmi kishte qenë në stol te Barcelona gjatë përballjes me Real Madridin në “El Clasico”.

Mungesa e tij është një goditje për Izraelin, që nuk do të mund të llogarisë as në Anan Khalailin, 22-vjeçarin që aktivizohet te Crystal Palace.

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të shtunën në Prishtinë dhe ka rëndësi të veçantë për renditjen në Grupin B3.

Përballja e parë mes këtyre dy përfaqësueseve, e zhvilluar në Hungari, përfundoi pa gola, me rezultatin 0-0.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Kosova renditet në vendin e dytë me pesë pikë, ndërsa Izraeli ndodhet në pozitën e fundit me vetëm dy pikë.

Kjo e bën përballjen në Prishtinë veçanërisht të rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi Dardanët synojnë të forcojnë pozitën e tyre në grup, kurse izraelitët kërkojnë të reagojnë në dy ndeshjet e fundit.

- Advertisement -