Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se “po bënte shaka” kur njoftoi se ia kishte ofruar postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë shefit të UFC-së, Dana White.
Trump u shpreh për gazetarët të dielën se White “e pëlqen idenë”, por se oferta kishte qenë “vetëm pak shaka”.
Një ditë më parë, Trump kishte shkruar në platformën e tij Truth Social se i kishte ofruar White postin, duke u shprehur se ai “do të ishte një zëdhënës si askush tjetër”.
White kishte deklaruar se do ta takonte presidentin të hënën, por nuk kishte treguar nëse do ta pranonte postin.
Megjithatë, Trump sqaroi se takimi mes tyre do të zhvillohej për “arsye të tjera”. “Po bëja vetëm shaka.
Por Dana e pëlqen idenë.
Ka vetëm një Dana.
Ai është i shkëlqyer.
Ishte vetëm pak shaka”, tha Trump.
Pozita e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë vazhdon të mbetet e lirë, pasi Katie Zacharia dha dorëheqje në tetor, më pak se pesë ditë pas marrjes së detyrës.
Ajo kishte zëvendësuar Karoline Leavitt, e cila ishte zëdhënësja më e re në historinë e SHBA-së dhe e kishte mbajtur postin që nga fillimi i mandatit të dytë të Trumpit.




