Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se politika e tij e ashpër ndaj imigracionit ishte “tepër e rreptë”.
Kjo është një nga tërheqjet më të dukshme publike nga një nga shtyllat kryesore të agjendës së tij politike, pas një humbjeje të thellë që partia e tij pësoi në zgjedhjet e ndërmjetme.
Gjatë një intervistë për emisionin “60 Minutes” të rrjetit CBS, Trump shprehu bindjen se meriton notën “A plus” për kufizimin drastik të kalimeve të paligjshme të kufirit.
Megjithatë, ai pranoi se është “dëmtuar” politikisht nga dëbimet masive.




