temp image 680 temp image 680

Mungesë Uji në Janjevë dhe Gadime për Shkak të Ndërprerjes së Energjisë Elektrike

- Advertisement -

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë është ndërprerë për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.

Në një postim në Facebook, kompania thekson se si pasojë e kësaj situate, konsumatorët në zonën e Janjevës dhe të Gadimes do të përballen me mungesë uji.

Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë elektrike nga KOSTT/KEK ka ndikuar në zonën e Banullës dhe Konjuhit, ku ndodhet STP-ja e KRU-së, duke bërë që pompat të jenë jashtë funksionit.

Kjo do të sjellë mungesë të furnizimit me ujë për ata që furnizohen nga kjo pjesë e sistemit, përkatësisht në zonën e QMI-së, Janjevës dhe Gadimes.

Aktualisht, nuk ka informacione të qarta lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Kompania do të informojë qytetarët sa më shpejt që të rikthehet furnizimi me energji.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -