Talenti portugez, Rodrigo Mora, e ka përjashtuar mundësinë që të marrë fanellën ikonike me numrin 7 të Cristiano Ronaldos te Kombëtarja e Portugalisë, pas tërheqjes së veteranit nga futbolli ndërkombëtar.
Futbollisti 19-vjeçar, i cili pati mundësinë të ndajë dhomën e zhveshjes me Ronaldon gjatë muajve të fundit, e cilësoi si privilegj të veçantë përvojën e të luajturit përkrah një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Në një intervistë për DAZN, Mora foli me respekt për pesë herë fituesin e Topit të Artë, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për futbollin portugez. “Kam qenë shumë me fat që kam luajtur me Cristianon dhe kam ndarë dhomën e zhveshjes me të.
Ai është idhulli i të gjithëve.
Ai është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar dhe Portugalia i është jashtëzakonisht mirënjohëse për gjithçka që ka bërë”, deklaroi Mora.
I pyetur nëse do ta konsideronte mundësinë për të marrë fanellën me numrin 7, që për vite me radhë është identifikuar me Ronaldon, talenti portugez ishte i prerë në përgjigjen e tij. “Jo, jo, jo, jo.
Nuk po mendoj për këtë. Është përgjegjësi e tepërt.
Numri 86 është në rregull”, u përgjigj ai me humor.




