Një person i armatosur, i dyshuar për vrasjen e gjashtë individëve, përfshirë një shtetas britanik, ka ndërruar jetë në spital pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Krakov të Polonisë të shtunën.
Krzysztof Jan Klęczar, guvernatori rajonal i Polonisë së Vogël, lajmëroi se mes viktimave janë tri gra polake, të moshës 47, 53 dhe 61 vjeç, një shtetas britanik 32-vjeçar dhe një grua 51-vjeçare, e cila ende nuk ka konfirmim për shtetësinë e saj, por nuk është polake.
Viktima e gjashtë është një burrë polak, rreth 50 vjeç.
I dyshuari po ashtu dyshohet për vrasjen e tre anëtarëve të familjes së tij.
Policia lokale njoftoi se sulmuesi kishte vdekur në spital. “Dëshirojmë t’ju informojmë se autori i ngjarjeve tragjike ka ndërruar jetë në spital herët këtë mëngjes”, tha njoftimi i Policisë së Malopolskas.
Të shtënat në Sheshin Kryesor të qytetit, një zonë historike dhe mjaft e frekuentuar nga turistët, nisën rreth orës 15:00 sipas kohës lokale.




