Moti nesër në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes në shumë zona pritet mjegull, veçanërisht në orët e hershme.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 11 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1–4 m/s.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




