temp image 646 temp image 646 scaled

Trump: Lufta me Iranin shumë pak e mundshme nëse negociatat përparojnë

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar të dielën se është “shumë pak e mundshme” që ai të urdhërojë rifillimin e luftës me Iranin, në rast se negociatat për programin bërthamor të Teheranit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit shënojnë përparim.

Gjatë një interviste telefonike prej 20 minutash për CNN, Trump e përsëriti pesë herë se një ndërhyrje e re ushtarake nuk pritet të jetë e nevojshme. “Kjo varet nëse ata nënshkruajnë një marrëveshje shumë të fortë”, tha Trump, duke iu referuar Iranit.

Ai shtoi se do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse do të ishte e nevojshme, por pretendoi se forcat amerikane tashmë e kanë goditur rëndë Iranin.

- Advertisement -