temp image 642 temp image 642 scaled

Enis Rexhepi: Vendimi për të përfaqësuar Kosovën ishte i lehtë

- Advertisement -

Sulmuesi i ri i Kosovës, Enis Rexhepi, ka zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është mirëpritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Futbollisti i Stuttgartit do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa pas mbërritjes ka dhënë edhe deklaratat e para për faqen zyrtare të FFK-së, duke treguar arsyet që e kanë shtyrë të zgjedhë fanellën dardane.

Rexhepi ka thënë se vendimi për të përfaqësuar Kosovën ka qenë i lehtë dhe se këtë zgjedhje e ka bërë me zemër. “Ka qenë shumë lehtë të vendos për Kosovën.

Kam vendosur me zemër”, ka deklaruar sulmuesi.

Ai ka përmendur edhe praninë e futbollistëve të tjerë shqiptarë në Bundesligë, si dhe projektin e Përfaqësueses së Kosovës, si faktorë që kanë ndikuar në vendimin e tij. “I kam edhe shokët që luajnë në Bundesligë në Gjermani dhe projekti këtu po më pëlqen shumë”, ka shtuar Rexhepi.

Në fund, sulmuesi i ri ka folur edhe për konkurrencën në repartin ofensiv, duke theksuar se e njeh cilësinë e lojtarëve që ka Kosova, por se synon të japë maksimumin për të fituar një vend në formacionin titullar.

- Advertisement -