temp image 193 temp image 193 scaled

Trump ofron postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë për Dana White, ai e refuzon

- Advertisement -

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se i ka ofruar kreut të UFC-së, Dana White, postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, një burim i njohur me çështjen ka bërë të ditur se White e ka refuzuar këtë ofertë. “Kam kënaqësinë të njoftoj se Dana White i madh, një luftëtar i vërtetë, ka marrë ofertën për postin e zëdhënësit të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump në Truth Social.

Ai shtoi se White do të duhet të sillte me vete edhe “asistentë”, duke përmendur gjashtë luftëtarë të UFC-së dhe duke publikuar fotografitë e tyre. “Na duhen këta njerëz për t’u mbrojtur nga e majta e çmendur.

Dana do të ishte një zëdhënës si askush tjetër.

Dana, pranoje punën!”, shkroi Trump.

Një ndihmës i presidentit tha se oferta ishte bërë me shaka, por kjo deklaratë vjen në një moment kur Trump po kërkon një zëdhënës të ri të Shtëpisë së Bardhë pas largimit të Karoline Leavitt dhe mandatit vetëm pesëditor të Katie Zacharia.

White nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet për ofertën, duke thënë vetëm se planifikon të udhëtojë drejt Washingtonit të hënën për t’u takuar me Trumpin.

Dana White ka qenë prej vitesh një nga aleatët më të njohur të Trumpit.

Ai ka folur në tri konventat e fundit kombëtare të republikanëve dhe ka ndihmuar partinë të arrijë te votuesit e rinj.

Trump dhe White kanë pasur një marrëdhënie të afërt edhe publikisht.

Gjatë verës, presidenti organizoi një event të UFC-së në territorin e Shtëpisë së Bardhë, në kuadër të aktiviteteve për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.

- Advertisement -