temp image 192 temp image 192

Nderimi i Sakrificës së Ushtarëve Britanikë në Kosovë

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore që u mbajt në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, për të nderuar të rënët britanikë.

Ai shprehu një respekt të veçantë për ushtarët britanikë që kanë humbur jetën në Kosovë, duke theksuar sakrificën e tyre për paqen dhe lirinë.

Sot, në nder të heronjve që dhanë gjithçka për paqen dhe lirinë, ne u bashkuam me aleatët tanë strategjikë në sheshin “Edith Durham” të kryeqytetit për të përkujtuar Aktin e Përkujtimit.

Në këtë ditë, kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore, ne shprehëm respektin tonë të thellë për sakrificën e luftëtarëve britanikë.

Përkulemi me nderim para sakrificës së të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -