Në nderim të të gjithë atyre që shërbyen dhe humbën jetën gjatë konflikteve të armatosura, Ambasada Britanike në Prishtinë organizoi Ceremoninë e Përkujtimit.
Kjo ceremoni ishte një mundësi për të kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan jetën në shërbim të vendit, duke nderuar edhe kujtimin e atyre që nuk u kthyen më nga luftërat.
Në këtë ngjarje mori pjesë presidentja Justina Shiroka-Pula, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe përfaqësues të partive politike.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




