temp image 605 temp image 605

Burim Ramadani: Pushteti Po Përdor Propagandën si Instrument të Vetëm të Qeverisjes

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër pushtetin, duke e akuzuar se propagandën po e përdor si mjetin e vetëm për të qeverisur.

Në një postim të tij, Ramadani ka theksuar se në terren nuk po realizohen projekte dhe nuk po ndërmerren veprime që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit.

Asgjë në realizohet, asgjë nuk ndodh në terren.

E tëra propagandë.

Dora e shtetit nuk vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit,” ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka kritikuar mënyrën e marrjes së vendimeve nga pushteti, duke pretenduar se ato po merren në parti dhe jo në institucione. “Pushtetin e kanë privilegj, para fakteve nuk skuqen, vendimet i marrin në parti e jo në institucione.

Kjo është partia-shtet!”, ka theksuar Ramadani.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -