temp image 187 temp image 187 scaled

Thirrje për Dhurim Gjakut në Poloni Pas Sulmit në Krakov

- Advertisement -

Në të gjithë Poloninë është bërë thirrje për dhurim gjaku, pasi njëri nga dy policët e plagosur në sulmin me armë të së shtunës në Krakov po lufton për jetën në spital.

Dy policët u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit me sulmuesin e armatosur në Sheshin Kryesor të qytetit.

Nga ky sulm humbën jetën gjashtë persona, ndërsa 16 të tjerë u plagosën.

Policët Artur Morański dhe Jakub Kulik janë cilësuar si heronj, pasi u përballën me sulmuesin që kishte armë automatike.

Ata arritën ta plagosnin dhe neutralizonin, por të dy mbetën të plagosur.

Gjendja e Kulikut është më e rëndë.

Kryeministri Donald Tusk tha se dy policët “me shumë gjasë shpëtuan shumë jetë”, ndërsa theksoi se gjendja e tyre mbetet serioze.

Edhe ministri i Drejtësisë, Waldemar Żurek, iu bëri thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak për Kulikun. “Jakub Kulik, i cili pa hezitim u përball me sulmuesin e armatosur, tani po lufton për jetën në spital.

Njëra mushkëri nuk po i funksionon dhe ka nevojë për çdo pikë gjaku”, shkroi ai.

Thirrjes iu bashkua edhe Brigada e 6-të Ajrore, ku Kulik kishte shërbyer para se të bëhej polic, duke bërë të ditur se nevojitet gjak i grupit AB Rh+.

Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Polonisë, gjenerali Wiesław Kukuła, iu bëri thirrje ushtarëve që të dhurojnë gjak për policët dhe personat e tjerë të plagosur në sulm.

- Advertisement -